VIDEO/ Kamerieri e përzë, ‘i pastrehu’ nxjerr valixhen me para: Mund të blej lokalin e të pushoj nga puna!

Një 23-vjeçar ka realizuar një eksperimet social shumë domethënës.

Në një përpjekje për të provuar se paraqitja e jashtme gjithmonë mund të ma.shtr.ojë,  u shfaq i veshur si një i pastrehë para një restoranti luksoz në N.w York.

Dhe në fakt ndodh ajo që shumë vetë e prisnin.

Një nga kamarierët i afrohet dhe i kërkon të largohet ende pa u ulur, sepse çmimet aty janë shumë të shtrenjta.

Në atë moment, Persin nxjerr telefonin dhe njofton bashkëpunëtorin e tij që të afrohet dhe pak sekonda më pas dallohet teksa vjen një Rolls Royce.

Bashkëpunëtori i Coby Persin i dorëzon atij një çantë me para, e ky i fundit ia tregon kamarierit duke i thënë se mund ta blejë të gjithë restorantin, e ta pushojë atë nga puna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *